Punëtorë të Huaj

Ne sjellim punëtorë nga vende të ndryshme për bizneset në Shqipëri me çmimet më të lira në treg.


068 800 7003



Kontakto
Duke filluar nga vetëm €500 për punëtor

Çfarë bëjmë ne?

Ofrojmë punëtorë për ndërtim, transport, fabrika, bujqësi, hoteleri, mekanikë, fasoneri, mobileri, hidraulikë, elektricistë, punëtorë krahu, magazinierë dhe shumë profesione të tjera. Kujdesemi për të gjithë procesin që ju të gjeni punëtorët që ju duhen, shpejt dhe pa zvarritje. Për çdo punëtor të sjellë, ofrojmë 1 muaj garanci.


Kush jemi?

Jemi agjencia ERAS shpk me NIPT: M52817407D dhe garantojmë standardet më të larta të transparencës dhe përgjegjësisë. Të licencuar në Shqipëri me nr. licence: LN-9819-06-2025 për Ndërmjetësimin në tregun e punës, duke garantuar zbatimin e standardeve të larta dhe një shërbim të besueshëm dhe profesional.

Shërbimet tona

Punëtorë sezonalë

Zgjidhje për periudha të shkurtra në bujqësi, turizëm, evente dhe industri të tjera.

Punëtorë afatgjatë

Staf i përhershëm për kompani që kërkojnë stabilitet dhe vazhdimësi.

Me përvojë

Punëtorë profesionistë me aftësi të specializuara në fusha të ndryshme.

Pa përvojë

Punëtorë të gatshëm për punë fizike apo të përgjithshme me trajnim në vend.

Pyetje

Si funksionon procesi?

Ne kujdesemi për të gjithë hapat, nga përzgjedhja e punëtorëve deri tek dokumentacioni dhe mbërritja e tyre.

Kush mund të aplikojë?

Bizneset e çdo fushe që kanë nevojë për punëtorë sezonal ose afatgjatë.

Sa kohë zgjat?

Procesi zakonisht zgjat pak javë, në varësi të profesionit dhe shtetit.

Sa kushton?

Çmimet tona janë më të lirat në treg, duke filluar nga vetëm 500€ për punëtor.